A t'kujtohet natë e parë, shi kur binte në Prishtinë? Unë e ti si dy këng'tarë pëshpëritnim për dashurinë! Unë të doja, ti më doje lugut t'gjelbër të Gërmisë; Yj't ne qiell na bënin roje e lisat gjelb'ronin prej lakmisë! S'harrohet kjo ngrohtesi e parë kur pranvera ishte në Prishtinë! Unë e ti si dy këngëtarë thurnim vargje për ardhmërinë!